Vijon vaksinimi në Vlorë, disa të moshuar nuk pranohen: Këta tallen me ne

Në ditën e dytë të vaksinimit të personave mbi 90-vjeç në Vlorë, vijojnë të vijnë dhe të moshuar nën 90-vjeç të cilët pasi nuk marrin shërbimin për të bërë vaksinën ikin të zhgënjyer.

Që në hyrje të ambienteve të Pallatit të Sportit ku bëhen dhe vaksinat është një punonjës policie bashkiake i cili i pyet të moshuarit nëse janë mbi 90-vjeç, në të kundërt duhet të vijnë një ditë tjetër pasi të njoftohen nga mjeku i familjes.

Ka dhe familjarë që kërkojnë vaksinimin e prindërve të tyre. Një moshatar i cili nuk e bëri vaksinën shprehet se “Këta tallen me ne”.  Shefi i epidemiologjisë Agron Bashllari, thotë se në ditën e dytë të vaksinimit vazhdojnë të bëhet vaksinimi i moshave mbi 90-vjeç.

Pas mbarimit të këtyre moshave nis dhe vaksinimi i moshave mbi 80-vjeç dhe çdo person që ka moshën duhet të jetë i informuar nga mjeku i familjes, dhe është bërë një vlerësim i riskut duke u nisur nga moshat më të mëdha që janë mbi 90-vjeç dhe gradualisht moshat më të reja.

SHKARKO APP