Vijon zjarri në Dukat, nis ndërhyrja nga ajri me dy avionët e ardhur nga Greqia

Zjarri në malin e fshatit Dukat ende nuk është vënë nën kontroll.

Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë.

Zjarri ka djegur me dhjetëra hektarë me pisha, bredha dhe bimësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë në Dukat deri në orët e vona të mbrëmjes duke ndjekur situatën nga afër, pasi flakët e zjarrit rrezikonin parkun Kombëtar të Llogorasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?