Viktima e 11, 79-vjeçari ndodhej prej 18 ditësh në spital, ishte përmirësuar por…

Një 79-vjeçar i prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv duke e çuar numrin e viktimave në vend në 11.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 79-vjeçari me iniciale B.H. ndodhej prej 18 ditësh në Infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”, deklaroi drejtoresha e ISHP Albana Fico.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?