Viktima e atentatit në Durrës, i dyshuar për zhdukjen e të riut vlonjat

Personi i cili u ekzekutua me armë zjarri në një pritë, mbrëmjen e lënë pas, rezulton me precedentë penal, madje mendohet të ketë gisht në zhdukjen e një të riu vlonjat.

39-vjeçari Edison Harizaj, i cili njihet ndryshe edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, u vra teksa udhëtonte me makinën e tij tip “Audi”, bashkë me shokun Genci Caci 33 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ekzekutimi ndodhi në lagjen nr.13 të Durrësit, në një zonë pa ndriçim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendohet se atyre iu është bërë pritë me breshëri kallashnikovi, pasi ishin nisur nga Tirana, drejt Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak pas ngjarjes, në zonën e Shën Vlashit në Durrës, është gjetur një makinë e djegur, e cila mendohet se i përket autorëve.

Sakaq viktima Harizaj, rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që dyshohet të jetë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit, në Vlorë.

Albano Xhaferri është deklaruar i zhdukur qysh prej 18 qershorit, ditë nga kur familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Ai prej pak kohësh ishte kthyer nga Belgjika drejt Vlorës, ku kishte thënë se kishte mall për dy fëmijët dhe gruan e tij.

Familjarët kanë thënë në polici, se Albano doli nga banesa pas një telefonate nga një i njohur i tij dhe se pikërisht ky i njohur e ka marrë të riun në makinë, për të mos e kthyer më mbrapsht.

Ndërkohë pak ditë pas Xhaferrit, është zhdukur në rrethana ende të paqarta edhe shoku i tij me të cilin ishin kthyer së bashku nga Belgjika, Ervis Troqe.

Edhe familjarët e këtij të fundit kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?