Viktima e parë e motit të ftohtë, humb jetën një 53 vjeçar në Devoll

Moti i keq dhe ngricat kanë shënuar një viktimë në rrethin e Devollit. Mbrëmjen e së hënës në afërsi të fshatit Braçanj është gjetur trupi i pa jetë i një personi.

Sipas policisë bëhet fjalë për Muharrem Topçiun, 53 vjeç i cili ka pasur edhe probleme mendore.

Policia ka deklaruar se në trupin e 53 vjeçarit nuk ka shenja dhune, dhe shkaku kryesor i vdekjes është i ftohti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?