Viktima në Dajt: Dyshime edhe për të shoqen. E denoncoi me vonesë zhdukjen e tij

Vasil Biba, personi i gjetur në Dajt i ekzekutuar me dy plumba dhe i groposur ishte zhdukur që prej 1 dhjetorit të vitit 2015.

Eshoqja e tij, ka bërë kallëzimin në Polici një javë më pas për zhdukjen e bashkëshortit.

Nga mënyra se si ka bërë kallëzimin e shoqja e Bibës, janë ngjallur dyshime, raporton Panorama.

Së pari, ajo e dinte që bashkëshorti i saj ka qenë vazhdimisht nën kërcënim për mashtrimet që kishte kryer dhe se i pashpjegueshëm fakti që ajo ka pritur 1 javë për të bërë denoncimin.

Së dyti, ajo ka lënë adresa dhe numra kontaktesh të rreme teksa ka bërë dëshminë dhe më pas u largua pa lënë gjurmë.

SHKARKO APP