Viktimat nga Covid-i, Shehu: Qeveria frikë nga e vërteta dhe humbja e pushtetit

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu vijon kritikat e tij ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin që ajo po i bën krizës në sistemin e shëndetësisë që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Teksa komenton qëndrimet e mazhorancës ndaj opozitës, ish-deputeti i Partisë Demokratike thekson se qeverinë sot po e mbyt frika nga e vërteta dhe nga humbja e pushtetit.

“Guri që theu xhamin e një Qendre Shëndetësore, si bomba në Ambasadën Sovjetike! Vazhdojnë përsëri me atë gurë që theu një xham! Denojnë opozitën, na anatemojnë se kështu kemi derdhur të gjithë urrejtjen ndaj mjekëve e personelit, mbi atë objekt shëndetësor: Na akuzojnë si nxitësa, stimuluesa, e ndoshta edhe deri direkt ekzekutorë… Dikush tha që edhe atë qytetar të dehur që policia e akuzon për hedhjen e atij guri, e paska dehur dikush nga ne… qëllimisht, duke i paguar jo vetëm rakinë, por dhe mezet! O tempera, O mores! Vite më parë u fabrikua ajo ngjarje tragjike… Këto ditë kemi këtë ngjarje komike… Por që i bashkon të dyja “filli” i një shterpësie në ide, frike nga e vërteta dhe nga humbja e pushtetit, instinktet e diktaturës, një propagandë të rrezikshme, që nuk njeh kufi në monstrozitetin e saj, që megjithëse sot tingellon qesharake, duhet te na kujtoje se ngjarjet mund te perseriten…”, deklaron ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?