Viktimat nga zjarret në Greqi, reagon Basha
Pas tragjedisë së ndodhur si pasojë e zjarreve në Atikën Lindore, ku humbën jetën 60 persona dhe mbetën të plagosur të paktën 170 të tjerë, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.
Basha gjithashtu ka theksuar se Qeveria shqiptare duhet të ofrojë menjëherë çdo ndihmë të mundshme në formë solidariteti për vendin fqinjë, por edhe në shenjë përgjegjësie ndaj bashkatdhetarëve që janë goditur nga kjo tragjedi.
Reagimi i plotë:
Lajmet tronditëse nga tragjedia që ka goditur sot Athinën na kanë mbushur me hidhërim. Ngushëllime për familjet e viktimave. Lutemi që drama të ndalet këtu e të mos rritet më shumë.
Qeveria shqiptare duhet të ofrojë menjëherë çdo ndihmë të mundshme në solidaritet me fqinjët tanë por edhe në shenjë përgjegjësie ndaj bashkatdhetarëve tanë që janë goditur nga kjo tragjedi.
Në këto orë të vështira mendimet dhe lutjet e mija janë për të mbijetuarit, të lënduarit dhe të afërmit e tyre.
LAJME TË TJERA PËR SITUATËN NË ATHINË
- Meta: Jemi pranë qytetarëve të Athinës e gjithë Greqisë
- Viktimat nga zjarret në Greqi, reagon Basha
- Këto orë janë betejë. Nuk do të mposhtemi
- Tsipras shpall 3 ditë zi kombëtare
- Zjarret në Athinë, Veliaj: Solidarizohemi me miqtë tanë
- Bushati i gatshëm për të ndihmuar Greqinë
- Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret