”Villa si Era” në Brataj, Rama poston fotot: Një destinacion i ri në hartën e turizmit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka promovuar “Villa si Era” në Brataj të Vlorës, duke e cilësuar si një destinacion ku natyra, historia dhe mikpritja shqiptare bashkohen në një përvojë të veçantë për vizitorët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama vlerësoi investimin e realizuar në një nga zonat më piktoreske të jugut të vendit, duke theksuar se ky projekt pasuron ofertën turistike të Shqipërisë dhe forcon zhvillimin e agroturizmit.

Sipas kryeministrit, “Villa si Era” përfaqëson një model që ndërthur trashëgiminë natyrore e kulturore me standardet moderne të mikpritjes, duke e kthyer Bratajn në një pikë tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

”’Si Era” në Brataj të Vlorës, një destinacion ku natyra, historia dhe mikpritja shqiptare ndërthuren në një përvojë speciale për çdo vizitor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?