Vilma Nushi fillon e shet aksionet

Vilma Nushin, një nga biznesmenet e përfolura për lidhje të ngushta me kryeministrin Rama, ka shitur aksionet që kishte në një prej kompanitë që fituan tenderin e diskutueshëm të Check Up-it falas në shëndetësi.

Në fund të muajit prill ajo ka hequr dorë nga 50 % e aksioneve që kishte në kompaninë TRIMED duke ia shitur atë një shtetasi britanik, të quajtur Dominic Noel Ëilliam Evans. Nga ky operacion, sipas dokumentave, Vilma Nushi ka përfituar 300 mijë euro.

50 % e tjera të aksioneve të TRIMED zotërohen nga shtetasi shqiptar, Shani Peposhi. Vlera e kapitalit përllogaritet në 30.45 milionë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

KOMPANIA TRIMED

TRIMED ishte një nga dy kompanitë që fituan koncesionin e Check UP, me vlerë 120 milionë euro për 10 vjet, nën konsorciumin e bashkuar me emrin “3P Life Logistic”. Ajo kishte vetëm 20 % të aksioneve në këtë koncesion, ndërsa 80 % i përkisnin kompanisë Marketing&Distribution, e cila është 100 % në zotërim të Vilma Nushit. Në vitin 2016, një vit pas koncesionit të Check Up, kompania pati një rritje të vrullshme të të ardhurave, me 60%. Ajo deklaroi 1.7 miliardë lekë të ardhura. Arsyet e shitjes së aksioneve nuk dihen. TRIMED është themeluar në vitin 1993, por lulzëimi i saj rezulton në kohën e koncesionit të shumëdiskutueshëm, që sipas opozitës, është një aferë e pastër korruptive.

Për shtetasin britanik që ka blerë aksionet dhe do të operojë tashmë në tregun farmaceutik shqiptar, nuk ka të dhëna.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?