“Vinin prej dy ditësh vërdallë uzinës”, dalin dëshmitë e para për rusët që sulmuan ushtarët në Gramsh

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën ushtarake të Gramshit. Banorët e zonës kanë rrëfyer se i kishin parë prej dy ditësh shtetasit rusë që silleshin vërdallë mureve të uzinës.

Dëshmitarët janë shprehur se dy shtetasit rusë nuk u janë dukur si turistë.

Dirtën e sotme tre shtetasit rus me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata u janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar me lëndë kimike në fytyrë dhe trup. Personat e dëmtuar janë shtruar në spitalin e Gramshit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?