Virusi i gripit në Shqipëri, shefja e ISHP: Virusi në qarkullim, merrni masa

Pas festave gripi që është përhapur në 40 shtete ka prekur edhe vendin tonë.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino bën me dije se virusi i gripit është në qarkullim edhe në vendin tonë, ndërsa bën thirrje te merren masat paraprake për ta parandaluar.

“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”, thotë Bino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gripi është përhapur në 45 shtete sipas CDC. Më të goditurat janë vendet veriore dhe perëndimore. Aktualisht lloji i gripit B po shfaqet më shpesh në të gjitha vendet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?