FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Virusi ka hyrë në biznese dhe institucione, shtohen të shtruarit”

ISHP ka konfirmuar 48 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 1.464 numrin total të të prekurve që prej fillimit të pandemisë.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve pozitive brenda ditës e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.

Sipas ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 24 raste në Tiranë, 8 raste në Krujë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 në Lezhë, 2 në Pukë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Kamzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

“Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime,” deklaroi ISHP.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 220
Shkodër- 45
Krujë- 40
Kamëz- 26
Durrës-19
Pukë-9
Lushnje-6
Vlorë-6
Elbasan-4
Lezhë-3
Fier-3
Tropojë-2
Korçë-1
Librazhd-1
Mallakastër-1
Berat-1
Ura Vajgurore-1
Gjirokastër-1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?