
Italia është në panik nga virusi kinez që ka prekur më së shumti pjesën veriore të vendit. Nga ana tjetër, shqiptarët në Itali janë një komunitet i madh dhe deri më tani nuk flitet për shqiptarë të prekur. Një farmaciste në lidhje direkte për edicionin e lajmeve në TCH, tha se sipas saj, nuk ka shqiptarë të infektuar. Por një shqiptare dyshohet se është infektuar dhe njoftimin e ka dhënë nëpërmjet një statusi në “Facebook” mamaja e saj. Mësohet se ajo është një vajzë nga Lezha që jeton në Itali.
