FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Virusi nuk ndalon krimet/Xhaxhai vret nipin me pistoletë. Arrestohet 50-vjeçari

Kur Shqipëria është në shtetrrethim dhe në luftë me koronavirusin, një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë të stunl mbrëma në fshatin Halil në Fushë-Krujë. Viktima është Julian Halili 35-vjeç. Ai u qëllua për vdekje rreth orës 18:00 nga xhaxhai i tij Shkëlqim Halili 50-vjeç. Viktima është baba i dy fëmijëve dhe njihej si njeri i qetë, jo problematik.

Është arrestuar 50-vjeçari i cili rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme vrau nipin e tij Julian Halili 41-vjeç. I arrestuari SH.Halili është kapur rreth një orë pas krimit të bërë. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë por dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një konflikti për pronat.

Sipas banorëve të fshatit, xhaxhai dhe nipi, që banonin shumë pranë njëri tjetrit në fshat, dy javë më parë kishte pasur një konflikt, që agravoi dhe mbrëmjen e sotme përfundoi me një të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?