Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 22:59 Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe gola në Champions League, ku skuadrat dhuruan spektakël në ndeshjet e vlefshme për xhiron e pestë. Real…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Virusi që po ”shuan” botën. Teoritë e shumta dhe e vërteta për laboratorin

Aktualitet E martë, 7 Prill 2020 10:32
Virusi që po ”shuan” botën. Teoritë e shumta dhe e vërteta për laboratorin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prej 4 muajsh bota është njohur me Covid-19 e që më vonë u shpall gjendja e pandemisë. 1.4 milion të prekur dhe mbi 74 mijë të prekur në të gjithë botën. ”Ishte një bio armë e prodhuar nga kinezët. Ushtria amerikane solli virusin në Wuhan. Rrjedh si një xhind nga një shishe nga një laborator në një aksident. Ai zuri rrënjë në një treg të kafshëve të egra në Wuhan”, janë këto disa nga teoritë por që e vërteta ende është larg.

Ekspertët kanë kundërshtim mbi teorinë e pranuar dikur gjerësisht se virusi kishte origjinën në një treg të lagësht. Përkrahësit besojnë se natyra e e këtyre tregjeve të mbushura me njerëz dhe kafshë të egra të vendosura për therje i bëjnë ata fajtorët më të mundshëm. Një tjetër teori potencialisht shpërthyese e parashtruar për herë të parë nga dy studiues kinezë në fillim të shkurtit dhe e përforcuar nga hosti i Fox News Tucker Carlson më 31 mars pohon se origjina gjurmon përsëri në një aksident në një nga dy laboratorët pranë tregut Wuhan që punojnë me lakuriqët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Studiuesit shpresojnë të gjurmojnë virusin që po vret dhjetëra mijëra veta. Një tjetër burim debati është nëse virusi që shkakton Covid-19 transferohet direkt nga lakuriqi te njeriu, apo nëse ka pasur një kafshë “të ndërmjetme” midis. Daszak beson se një lakuriq infektoi një kafshë ferme, e cila u soll në treg e gjallë dhe mbahej me njerëzit në një nga inkubatorët më të përsosur për infeksion viral: tregu kinez i lagësht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Profesori Andrew Cunningham nga Zoological Society of London thotë se tregjet e lagështa janë një arsye kryesore për shkaktimin e ngjarjeve zoolotike të përhapjes nga jeta e egër, për të cilën ai tha se janë bërë më të zakonshme gjatë 30 viteve të fundit. Racaniello ofron edhe një teori tjetër: Burimi i shpërthimit është një fermer. ”Në lakuriqët, këto viruse janë viruse të zorrëve dhe ato po derdhin fecesin. Nëse hyni në një shpellë, ajo është e mbushur me guano. Fermerët në shumë vende e mbledhin atë për fushat e tyre”. Racaniello spekulon se pasi u infektua, një fermer ose një bashkëpunëtor hyri në Wuhan dhe filloi të infektonte njerëz të tjerë.

Mund t'ju interesojë

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 4 orësh
Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Para 4 orësh
Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmu...

Para 5 orësh

Studiues të tjerë të kontaktuar nga CNN ishin skeptik ndaj teorisë së aksidenteve laboratorike. ”Unë mendoj se nuk ka besueshmëri. Unë mendoj se është pjesë e natyrës njerëzore të mendosh që ne po bëjmë gjërat më të këqija, në krahasim me natyrën”. Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës për origjinën e virusit të ndërlikuara nga akuzat për dezinformim nga të dy palët po ngadalësojnë punën e ”gjahtarëve” të viruseve.

Jo i krijuar në laborator

Shkencëtarët e kanë mohuar kategorikisht teorinë konspirative për një virus “të krijuar në laborator” duke shtuar se viruset luajnë një rol rregullator në natyre, edhe pse Covid-19 i ka kapur qeveritë në befasi, ishte e pritshme që në një moment të caktuar do të ndodhte një pandemi e tillë. “Analizat faktike konfirmojnë pa dyshim se ky është një virus që ndodh natyrshëm”,-tha Gaia. Ai theksoi humbjen e biodiversitetit dhe impaktin tonë mbi mjedisin si një nga shkaktarët. Studimet e fundit duket se konfirmojnë prejardhjen e virusit nga kafsha. Me shumë mundësi ka ardhur prej lakuriqëve të natës dhe është transmetuar tek njerëzit përmes një kafshe tjetër të dytë, por deri tani nuk ka siguri për këtë. Shkencëtarët mendojnë se është një kombinim virusesh.

Trajtimi dhe vaksina

Nuk ka një trajtim të provuar shkencërisht që është efikas. Po përflitet shumë për klorokinën, por nuk është konfirmuar asgjë ende. Laboratorë në të gjithë botën po punojnë për të gjetur një vaksinë, e cila mund të dojë më shumë se një vit për t’u zhvilluar e më pas të shpërndahet. Edhe pse vera dhe nxehtësia pritet që ta ngadalësojnë pandeminë në hemisferën veriore, bazuar mbi të dhënat që kemi nga viruset e tjera, nuk dihet nëse një valë e ardhshme mund të kthehet sërish, ashtu siç ndodhi me gripin spanjoll për shembull. Deri sa të hidhet në treg vaksina, një studim francez konfirmon që kombinimi i dy ilaçe si Hydroksilklorinës (HCQ) dhe Azithromycin, mësohet se janë efektivë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Etiketat e lidhura

Covid-19TeoritëWuhan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 4 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde
Para 4 orësh

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky
Para 4 orësh

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit
Para 5 orësh

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 5 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 5 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 10 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 7 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.