Vit zgjedhor, Qeveria jep 600 mln lekë për KQZ-në, Zguri: Duam ambiente të reja

2019 është vit zgjedhor dhe buxheti ka planifikuar një fond të veçantë, 600 milionë lekë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por, kryetari i institucionit të zgjedhjeve në Shqipëri, Klement Zguri kishte disa kërkesa specifike në Komisionin e Ligjeve, mbi të gjitha zhvendosjen në institucione të reja.

“Parimisht jemi dakord për fondet e miratuara për KQZ. Fondet krahasuar me vitin 2018 janë thuajse në të njëjtin nivel. Meqë do jetë vit zgjedhor, 600 milionë lekë është fondi i veçantë. Kërkojmë fond për rikonstruksionin e magazinës së bazës materiale në Lundër. Kërkojmë zhvendosjen në ambiente të reja. Kemi kërkesa edhe për dy automjete të reja. Kërkojmë 47 milionë lekë më shumë”- u shpreh kreu i KQZ, Klement Zguri.

Por Bashkim Fino, që është relatori i buxhetit iu përgjigj duke e kundërshtuar:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Keni ambiente të reja dhe shumë më të mira se ne”- theksoi deputeti socialist.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?