Viti akademik në Elbasan, 300 studentë më pak
Aktualitet E Hënë, 14 Tetor 2019 12:57
Universiteti i Elbasanit e ka nisur vitin e ri akademik me 1499 studentë të regjistruar në vitet e para, nga 3079 që është kuota e pranimeve. Ky universitet ka pranuar 300 studentë më pak se një vit më parë ndërkohë që faza e tretë e regjistrimeve vazhdon. Në të gjithë vendin sot nisën mësimin studentët, megjithatë ka ende një afat të tretë për regjistrime në vendet që kanë mbetur bosh.

