Viti i ri akademik, Nikolla: Skema e pranimeve nga vetë studentët
Me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit Linditika Nikolla dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni kanë zhvilluar një takim tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Ministrja theksoi se në këtë vit akademik studiojnë 120 mijë studentë, duke shtuar se skema e pranimeve në universitete është ngritur nga vetë studentët.
Nikolla: Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur nga vetë studentët. Skeptikët sulmuan ligjin e ri të arsimit të lartë, por u tregua e kundërta. E emocionuar që rikthehem në universitetin ku kam studiuar.
Ndërsa rektori Koni theksoi se në Universitetin e Tiranës, në ciklin e parë do të studiojnë 5400 studentë, ndërsa në ciklin e dytë 5600 studentë.
KOHA JONË SONDAZH

