Viti i ri akademik nis më 5 tetor, ministri Kumbaro: Universitetet me hapësira të reja dhe moderne

Viti i ri akademik 2026-2027 në institucionet e arsimit të lartë do të nisë më 5 tetor deri më 24 shtator 2027, ndërsa universitetet po vijojnë përgatitjet për rikthimin e studentëve në auditore dhe laboratorë.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro thotë se në disa universitete viti i ri akademik do të nisë edhe me hapësira të reja dhe të modernizuara për mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Sipas saj, investimet në mjediset universitare synojnë krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe pedagogët, duke mbështetur procesin e studimit, punën kërkimore dhe zhvillimin e kapaciteteve universitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimet përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës dhe hapësirave universitare, me synim krijimin e një mjedisi më funksional për zhvillimin akademik dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?