Viti i Ri/Qeveria zgjat ditët e pushimit për administratën

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi që datën 3 janar 2020, që i bie ditë e premte ta shpallë pushim për administratën publike. Pra përveç datës 1 dhe 2 janar shtohet edhe një tjetër ditë pushimi.

Kjo do të thotë që pushimet për Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e administratës publike të nisin nga 31 dhjetori dhe të vazhdojnë deri më 6 janar.

Dita e premte që do të bëhet pushim do të zëvendësohet nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

VE N D O S I:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?