Viti i ri shkollor/ Mësuesit në Berat: Është thuajse e pamundur të ruhet distanca

Pak ditë nga ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021,vit mësimor që po fillon këtë vit në kushte të rënda pandemie nga virusi Covid-19 dhe pas një periudhe të gjatë ndërprejeje dhe mësimi “online”.

Në të gjitha shkollat 9-vjeçare e të mesme por edhe në kopshtet e çerdhet në të gjithë qarkun e Beratit janë hapur dyert dhe po punohet për përmbushjen e kushteve dhe protokolleve të sigurisë, të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë. Stafet pedagogjike në shkolla e kopshte janë duke kryer rregullimin e klasave për ti përshtatur ato me rregullat e reja.

Ndërkohë që janë marë edhe masat për higjenën dhe vendosjen e dezinfektantëve në çdo ambjent. Nga ana e saj Drejtoria e Shëndetit Publik dhe bashkia e Beratit po vijojnë punën për dezinfektimin e çdo ambjenti arsimor në qytet e fshat. Po megjithë masat e marra për të përballuar situatën pandemike që po kalon vendi ynë,mësuesit e shkollave shprehen se,është thuajse e pamundur të respektohet distanca prej 2 metër mes nxënësve në klasa,që janë shumë të vogla dhe në këto kushte ato e shohin më efikas mësimin me turne nga 3-orë. Në shumë shkolla e sidomon në ato lagje periferike e me shtresë të lartë të familjeve Rome e Egjiptiane,që prej datës 31 Gusht nxënësit e arsimit fillor janë duke zhvilluar çdo ditë mësim për shkak se nuk kanë mundur të kryejnë dot mësimin “online”. Sipas mësueseve të klasave të para dhe të dyta në shkollën “Shyqyri Lakra” në Berat,fëmijët po ruajnë distancën dhe po përdorin maskat e dezinfektantët në klasa gjatë mësimit që po kryejnë për plotësuar boshllëqet e mësimit “online”.

Drejtori i shkollës “Shyqyri Lakra” Shaqo Abedini,pohon se,edhe pse arsimi po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme siç është pandemia Covid-19,shkolla që ai drejton ka marrë të gjitha masat që ky vit shkollor të fillojë brenda të gjitha regullave e udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Abedini konfirmon se,është kryer dezinfektimi i shkollës dhe klasave,është bërë vijëzimi dhe janë bërë gati mjediset,ndërkohë që pas tërheqjes së plotë të librave ka filluar edhe shpërndarja e tyre në ambjentet e shkollës.

Vetë nxënësit shprehen se nuk janë frikë sepse po kujdesen dhe po ruajnë distancën. Në shkollën “Shyqyri Lakra” një mësuese rezulton e prekur me Covid-19 por që prej datës 20 Gusht që u konfirmua “pozitive” ajo është karantinuar në banesën e saj. /BW

Fillimi i vitit shkollor 2020-2021/ Mësuesit në Berat: Është thuajse e pamundur të ruhet distanca

SHKARKO APP