Vizat në Kanada, Lule Makashi ofronte punë me 5000 €, nuk shlyente kreditë
Mashtrimi i 100 personave në vlerën e miliona eurove nga pronarja e agjensisë “Ande-LM” Lule Makashi do të ishte shmangur nëse situata e saj ekonomike do të kishte kaluar në filtrin e institucioneve.
Kjo pasi në kushtet që ndodhej Makashi aktiviteti i saj është bllokuar disa herë nga përmbarimi. Një ditë më parë Makashi deklaroi në gjyq se aktiviteti i saj ka nisur problemet prej vitit 2015 dhe vetëm me Kanadanë, ndërsa nga dokumentet e siguruara nga ReportTV rezulton se nga Shkurt -Maj tre vite më parë Makashi ka nisur problemet dhe biznesi i saj ka kaluar në sekuestro nga bankat.
Sekuestro e tretë është vendosur më 17 shkurt 2014 dhe pak muaj më vonë më 29 shtator do të vendosej një tjetër sekuestro për shkak të mos shlyerjes së kredive.
KOHA JONË SONDAZH

