Vizita e ministrit Hoxha në Kosovë, takime me krerët e institucioneve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë së cilës do të zhvillojë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë institucionalë dhe politikë të vendit. Vizita synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas axhendës së parashikuar, ministri Hoxha do ta nisë ditën me një takim me Albulena Haxhiun, ushtruese e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës. Më pas, ai do të pritet nga Kryeministri Albin Kurti, me të cilin pritet të diskutojë mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe diplomatike që prekin dy vendet.

Vizita do të vazhdojë me takimin mes ministrit shqiptar dhe Glauk Konjufcës, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës. Dy homologët do të zhvillojnë bisedime zyrtare mbi marrëdhëniet dypalëshe, projektet e përbashkëta dhe sfidat rajonale. Në përfundim të takimit, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat, ku do të prezantojnë qëndrimet dhe rezultatet e diskutimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri Hoxha do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të rëndësishëm të spektrit politik kosovar. Në axhendën e tij janë përfshirë bisedime me Bedri Hamzën, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe Ardian Gjinin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesë e rëndësishme e vizitës do t’i kushtohet edhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Ministri Hoxha do të vizitojë Bazën e KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e misionit, gjeneral-major Ozkan Ulutash. Ai do të zhvillojë gjithashtu një takim me efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tyre në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?