Vetvendosja nis protestën në Tiranë
Qendra e Vetvendosjes në Shqipëri ka zhvilluar një protestë tek vëllezerit Frasheri kundër vizitës në Tiranë të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Protestuesit thanë më herët se do marshojnë drejt hotel “Sheratonit” ku mbahet samiti “Brdo Brione” ku dhe do marrin pjesë dy drejtuesit e lartë serbë.
“Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Ata nuk i njohin simbolet tona shtetërore. S’mund të sillemi këtu sikur jemi para një feste.”- u shprehen një ditë më parë përfaqësues të Vetvendosjes, në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

