Vjedhja e Bankës, përgjegjësi i Arkës dënohet me 1 vit e 8 muaj burg

Përgjegjësi i Arkës për Veprim në Thesarin e vjedhur të Bankës së Shqipërisë, Petrit Ramohitaj, është dënuar sot me 1 vit e 8 muaj burgim për shpërdorim detyrë. Ky vendim u dha më vete, pasi Ramohitaj kishte kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndarje të procesit nga ish-Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së Elivar Golemi.

Ai është pjesë e grupit prej 15 të arrestuarve për vjedhjen e Bankë, që gjykohen në 3 procese të veçuara.

Ish-zyrtarët e BSH janë nën akuzë për shpërdorim detyre në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit, që u konstatua në fund të korrikut të vitit të kaluar.

SHKARKO APP