Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, pranohet gjykimi i shkurtuar ndaj Bitraj

Pas kërkesës së ish-punonjësit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, i akuzuari kryesor për zhdukjen e parave për t’ju nënshtruar gjykimit të shkurtuar, edhe Prokuroria është dakord me këtë kërkesë.  Në seancën e radhës kundër Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtjajt, nën akuzë për vjedhjen dhe zhdukjen fizike ta parave të bankës, prokurori tha se në gjendjen në të cilën janë aktet, ky proces mund të zgjidhet me gjykim të shkurtuar, ashtu siç kërkojnë Bruzia dhe Bitraj. Ndërkohë që nipi i Bitraj, Bejtja mësohet se nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.  Gjykata u shpreh se do të shqyrtojë aktet dhe do të shprehet në seancën e ardhshme, ndërkohë që me gjykim të shkurtuar për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë të shumës prej 713 milionë lekësh, u gjykuan edhe 10 ish-punonjës të tjerë të Departamentit të Emisionit, çka u solli atyre zbritje të dënimit, duke fituar të gjithë dënimin në total me 11 vite burgim. Ndërkohë, vijon procesi ndaj ish-inspektores së përgjithshme të bankës, Elivar Golemi, kurse ish-guvernatori Ardian Fullani është ende nën hetim për dyshimet se ai ka shpërdoruar detyrën. Ardian Bitraj dhe Mimoza Burzia, dy ish-punonjës të bankës, janë të akuzuar direkt për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, dhe para vendimit ata kërkuan gjykim të shkurtuar për t’i shpëtuar në këtë mënyrë një dënimi maksimal. Përfaqësuesit e prokurorisë, ranë  dakord në këtë  pikë, ndërsa gjykata shtyu seancën për t;u shprehur mbi këtë kërkesë në të ardhmen. I pandehuri Klevis Bejtja, kërkoi, që të veçohet çështja tij me atë të dy ish-punonjësve të Bankës, duke pretenduar se është i pafajshëm.  Në sallë ndodheshin edhe përfaqësues te institucionit te Bankës, të cilët kërkojnë dëmshpërblim nga të pandehurit dhe Avokatura e Shtetit.  Sipas akuzës, Bitraj, Burzia dhe Bejtja në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhjen e 713 milionë lekëve në arkën e thesarit të Bankës së Shqipërisë.

SHKARKO APP