Vjedhja e bankës te Stacioni i Trenit, ndalohen 6 punonjës të sigurisë

Në vijim të hetimeve për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë, ditën e premte në Tiranë, sot u bë ndalimi I 6 punonjësve të sigurisë së kësaj banke.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se nga ana e Specialistëve të Seksionit  Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë ndalimi i shtetasve për veprën penale “Shpërdorim detyre” i Isuf Gjici  55 vjeç , Artan Dervishi 43 vjeç, Dritan  Duka 24  vjeç, Saimir Nikoci  32 vjeç  , Ilir Syla 45 vjeç, Tomorr Hidri 42 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të eskortës së SH.R.S.F, “Euro Gjici”, shoqëruese të vlerave monetare.

Ndalimi i tyre u bë për  shpërdorim detyre pasi me veprimet apo mos veprimet e tyre u realizuar vjedhja e bankës në fjalë ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka zbardhur dhe disa detaje mbi vjedhjen. Sipas grupit hetimor dyshohet se kanë qenë tre persona të maskuar, që nën kërcënimin e armëve, duke qëlluar në ajër, i kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur bankën “Union Bank”, duke marrë shumën e parave në 4 thasë dhe janë larguar me mjetin tip “Land Rover”, me targë AA 105 IV, pronë e kompanisë së Sh.R.S.F, “Euro Gjici”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personat e maskuar dhe të armatosur  kanë braktisur automjetin në rrugën “Sulejman Vathi” dhe janë larguar me një automjet tjetër. Me cilësinë e provës materiale në vendngjarje u gjetën dhe bllokuan 3 copë gëzhoja model-56, kalibër 7.62, si dhe mjetin tip“Land Rover”, me targë AA 105 IV.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për veprime  të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?