Vjedhja e dytë e BSH, ekspertët: Të nisin menjëherë hetimet

Ekspertët i kërkojnë prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur skemën se si janë këmbyer kartmonedhat e dëmtuara në sistemin financiar.

“Kemi një rast kriminal të dënueshëm penalisht dhe njëkohësisht është një pikëpyetje e madhe heshtja e agjencive ligjzbatuese. Do të ishte mirë që prokuroria të vepronte menjëherë, pa pasur denoncim”, deklaron Zef Preçi.

Një ditë më parë Top Channel publikoi përfundimet e një raporti tronditës të KLSH, sipas të cilit nga këmbimi i kartmonedhave të dëmtuara, gjatë periudhës 2010-2014, disa banka private kanë përfituar pa të drejtë 4 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhe do të jetë interesante të shohim si janë kanalizuar këto para, kush janë përfituesit e tyre, mos janë të ardhura suplementare për bankat, edhe pse nuk besoj se kanë shkuar vetëm për bankat, si dhe për të parë pozicionet e konfliktit të interesave që mund të kenë zyrtarë të lartë dhe familjarët e tyre”, nënvizon Preçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Olti Rrumbullaku e konsideron si pozitiv zbulimin e skemës nga KLSH. Por ai mendon se sistemi financiar i vendit duhet të ketë më shumë rrjeta kontrolli.

“Ne deri tani po diskutojmë shumë për pjesën e reformës në drejtësi, por edhe kjo është një gjë e ngjashme. Institucionet financiare duhet të kontrollojnë njëra-tjetrën. Vetëm kështu ne mund të kemi besim tek transparenca e tyre”, thotë Rrumbullaku.

Pas vjedhjes së bujshme në Bankën e Shqipërisë në korrik të vitit 2014, ekspertët e KLSH-së hetuan të gjithë praktikën se si banka kishte administruar nxjerrjen e kartëmonedhave të dëmtuara nga tregu, duke konstatuar shkelje të ligjit në dëm të qytetarëve. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?