Vjedhja në Rinas, Haxhinasto: Vetëm hetimi do t’i nxjerrë përgjegjësit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi sot se çështja e vjedhjes së parave në aeroportin e Rinasit është nën hetim dhe se do të jetë hetimi që do të nxjerrë edhe përgjegjësitë institucionale.

Duke folur për mediat pas një konference për sigurinë rrugore që u mbajt në Tiranë, Haxhinasto tha se hetimi do të zbulojë të gjithë faktorët që lidhen me sigurinë në aeroport.

“Pas hetimit, përgjegjësit do të përgjigjen sipas detyrave funksionale”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datën 30 qershor rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë. Sipas Policisë, është grabitur një sasi monetare, që po transferohej me mjetet e Shoqërisë Private të Sigurimit Fizik “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?