Vjedhje, drogë e armë, arrestohen 6 persona në Tiranë

Gjashtë persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 25-vjeçar me inicialet Rr.H u arrestua nga ‘’Shqiponjat’’ pasi u kap me kanabis dhe armë.

52-vjeçari E.L, gjithashtu është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.

Nga ana tjetër 3 të tjerë janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, kurse njëri ishte pa leje përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI NGA POLICIA

Swiss Digital Mobile Reklama

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

B.S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

B.L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?