Vjedhje e falsifikim dokumentesh, 5 të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 5 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë për vjedhje E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.16 Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P. F. Ata dyshohen se kanë vjedhur edhe më parë

-Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. D.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu në pranga janë vendosur e dy të rinj, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin nëpërmjet portit të Durrësit me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Vihen në prangat e policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim: shtetasit;

E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.16 Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P. F.

Nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas dyshohen të jenë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

-Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K.
-Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. D.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë shtetasin K. S., 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 18 Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e shtetasit F. S.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, shtetasit:

S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë, dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumenta të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?