Vjedhje, kanabis e tapë në timon, 7 të arrestuar në Tiranë

Shtatë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme ditën e sotme në Tiranë.

R. O., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabisi. A. Xh., 23 vjeç u arrestua pasi më datë 02.12.2020, ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit F. P. Gjithashtu, më datë 25.10.2020, ka vjedhur 7 aparate celular në një dyqan. Dhe gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e shtetasit F. P. I mituri A. C., 17 vjeç, ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu Xh. K., 38 vjeç, A. S., 58 vjeç, B. O., 38 vjeç dhe L. K., 36 vjeç, u arrestuan pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë, Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe disa sende të vjedhura. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. O., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit A. Xh., 23 vjeç, pasi më datë 02.12.2020, ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit F. P. Gjithashtu, ky shtetas më datë 25.10.2020, ka vjedhur 7 aparate celular në një dyqan. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e shtetasit F. P. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasit të mitur me iniciale A. C., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Xh. K., 38 vjeç, A. S., 58 vjeç, B. O., 38 vjeç dhe L. K., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?