Vjosa del sërish nga shtrati, përmbytje

Lumi Vjosë ka dalë sërish nga shtrati si pasojë e reshjeve të diteve të fundit.

Prurjet më të mëdha kanë qenë në zonën e Mallakastrës.

Nëse reshjet vazhdojnë edhe në oret e ardhshme banesat dhe tokat mund të rrethohen nga uji.

Në Selenicë raportohet se është përmbytur stacioni i pompave të ujit të pijshem i cili ndodhet 10 cm nën ujë.

Në zonën e quajtur Bishti i Malit në fshatin Armen uji ka dalë në rrugën nacionale dhe e ka bërë të pakalueshme.

Mësohet se ende nuk është bërë asnjë ndërhyrje në argjinatura.

Shtabi i emergjencave po njofton banoret për të bërë evakuimin tek ura e Mifolit pasi uji rrezikon gjatë natës.

SHKARKO APP