Vjosa kërcënon kaskadën e Selevecit, nëse çahet përmbytjet deri në Vlorë

Vijon alarmi nga rreziku i lumit Vjosa. Rritja e prurjeve të ujit përgjatë orëve të mbrëmjes, si dhe parashikimet e meterologëve për stuhi shiu me intensitet të lartë përgjatë natë së sotme dhe gjithë ditës së nesërme shtojnë edhe më tepër rrezikun nga ky lumë.

Rreziku është konfirmuar edhe nga Kreu i komunës Noveselë Kanan Shakaj, sipas të cilit kaskada e Selevecit në Panaja të Vlorës është në kërcënim serioz nga lumi Vjosa. Dhe nëse ndodh kjo, çarjet e kaskadës do të përmbytnin edhe Vlorën.

SHKARKO APP