Vjosa rrit nivelin, lumi po del nga shtrati në zonën e urës së Mifolit

Që prej mesditës Novosela e Vlorës gjendet në gjendje emergjence, kjo për shkak të rrezikut konstant te daljes se Vjosës nga shtrati. Prej mesditës niveli i lumit në zonën e urës së Mifolit është rritur me 5.5 metra nga niveli normal i lumit.

Prurjet e shumta burojnë nga reshjet e dendura, kryesisht në Memaliaj e Tepelenë, por edhe ngrohja e temperturave që kanë sjellë shkrirjen e borës ka bërë që të ketë prurje edhe në Shushicë.

Kreu i njësisë administrative të Novoselës, Kanan Shakaj, deklaroi se situata është nën monitorim të vazhdueshëm, por orët në vijim do të jenë vendimtare dhe në rast se niveli rritet edhe me 30 centimetra të tjerë, atëherë do të jepet alarmi për evakuimin e banorëve të zonës.

Sipas burimeve nga Shtabi i Emergjencave, prurjet kanë rënë në zonën e Memaliaj e Tepelenës ndërsa rrezik ngelen ato të lumit Shushicë.

Aktualisht problematike paraqitet situata edhe në Bashkinë e Selenicës, ku disa hektarë janë nën ujë, ndërsa vërshimi i Shushicës ka sjellë përmbytjen e nënstacionit të pompimit. TCH

SHKARKO APP