VKM: Edhe makinat e administratës me kartë elektronike karburanti

Pas lançimit të projektit për furnizimin e automjeteve të policisë vetëm nëpërmjet kartës elektronike, Qeveria ka vendosur në një nga mbledhjet e saj që të njëjtën gjë të bëjë edhe me automjetet e të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Gjatë inaugurimit të kartës elektronike të karburantit për punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se një standard i tillë do të aplikohet për të gjitha institucionet shtetërore raporton ‘Shqiptarja’. Kjo masë është marrë për të kursyer para nga buxheti i shtetit për furnizimin me karburant.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Njësitë e qeverisjes së përgjithshme sigurojnë që shërbimi i furnizimit me karburant për mjetet efektive të transportit të kryhet vetëm nëpërmjet kartës elektronike me të cilën mundësohen identifikimi i mjetit dhe përdoruesi i saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, marrë më 29 korrik dhe botuar në Fletoren Zyrtare.

Policia e Shtetit është institucioni i parë që ka aplikuar kartën elektronike të karburantit dhe gjatë një projekti pilot 3­mujor, janë kursyer rreth 150 mln lekë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?