VKM/ Shpronësime objektesh e tokash për projektet e Milotit me Lezhën, Rrëshenin e Thumanën

Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 4.4 milionë lekësh që do të përdoret nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për shpronësime në kuadër të projekteve rrugore  Milot-Lezhë, Milot-Thumanë e Milot-Rrëshen.

Vendimi përcakton se vlera prej 3 212 434 (tre milionë e dyqind e dymbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekësh do të përdoret për pasurinë e llojit “objekte”.

Vlera prej 228 516 (dyqind e njëzet e tetë mijë e pesëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekësh, për pasurinë e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 822 (tetëqind e njëzet e dy) m2 dhe vlera prej 989 600 (nëntëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind) lekësh, për pasurinë e llojit “kultura bujqësore e drufrutorë”

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera totale e shpronësimit, prej 4 430 550 (katër milionë e katërqind e tridhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekësh, do të përballohet nga buxheti i vitit 2018, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpronësimi do të fillojë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?