Vladimir Bruçi plagoset pranë banesës në Shkodër, dy vite më parë u dhunua për një vend parkimi
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershëm, në qendër të të cilit ndodhet Vladimir Bruçi, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e sotme. Bruçi është një emër i njohur për Policinë, ndërsa në qershor të vitit 2024 ishte dhunuar në të njëjtën zonë pas një konflikti për një vend parkimi. Asokohe, ai u sulmua me sende të forta nga gjashtë persona.
Për atë episod, Gjykata e Shkodrës la në burg tre prej të akuzuarve. Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vite e 8 muaj. Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi u dënuan me nga 16 muaj burg.
Konflikti nuk u mbyll me atë përplasje. Rreth tre muaj më vonë, djali i Vladimir Bruçit, Alban Bruçi, qëlloi katër herë me armë zjarri në drejtim të automjetit të Arlind Kajoshit, një prej personave të dënuar për dhunën ndaj të atit.
Tashmë, pas të shtënave të regjistruara sot në lagjen Rus, historia e përplasjes së vjetër rikthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes së re.
KOHA JONË SONDAZH

