Vlahutin thirrje shqiptarëve: Mos ikni! Do ju ndihmojmë

”Mos ikni. Azilkërkimi nuk është për Shqipërinë, por për vende të tjera që kanë vuajtur. Mos u besoni atyre që mund t’ju japin ide të tilla sepse është humbje kohe dhe humbje kostoje”, tha ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin në një aktivitet që po zhvillohet në Lezhë.

E pranishme në ”Forumin qytetar për sigurinë publike”, Vlahutin tha se Shqipëria duhet të arrijë standarde të përputhshme me vendet e BE-së. Ajo bëri thirrje se azilkërkimi nuk është zgjidhja.

Vlahutin tha se policia duhet të fitojë besimin e qytetarëve për të denoncuar çdo lloj krimi. “Policia të fitojë besimin tuaj sepse në momentin që ka këtë besim atëherë mund të denonconi e raportoni çdo lloj krimi, që të dini që do të merrni përgjigje nga ana e tyre”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?