Vlonjatët me arkivol në protestë (FOTO)

Në të disatën ditë të protestës së banorëve të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, zgjodhën si simbol një arkivol me mbishkrimin “Vlora”.

Banorët protestojnë prej ditësh, pasi kërkojnë shpronësimet për shtëpitë e tyre, që do të shemben nga ndërtimi i rrugës Trans-Ballkanike.

Këtë të diel qytetarët bllokuan rrugën e Skelës, duke kërkuar që shtëpitë e tyre të cilat janë në proces legalizimi, të shpronësohen. Me pankarta “Shtëpia jonë, jeta jonë”; ‘Mos ktheni ‘97’; “Zoti Kryeministër mos i kthe nënat shamizeza”, ata kërkojnë vëmendjen e qeverisë.


Protestuesit u shprehën se janë banorë prej 50 vitesh të kësaj lagjeje në qytetin e Vlorës.

SHKARKO APP