Vlonjati denoncon ish të dashurën në polici: Më përndjek!

 

Një i ri nga Vlora ka denoncuar ish-të dashurën e tij se e përndjek kudo. Denoncimi është bërë gjatë ditës së sotme, ndërsa policia ka nisur hetimet. Vajza ka mohuar akuzën gjatë dëshmisë, duke pretenduar të kundërtën.

Policia njoftoi se dërgoi në Prokurori dosjen për ndjekje penale ndaj 27-vjeçares me iniciale M. D., pasi dyshon se ka përndjekur ish të dashurin e saj 32-vjeçar, me iniciale M. A.

Në njoftimin e bërë për mediat nuk jepen detaje të hollësishme rreth kësaj historie, por thuhet se vajza përndiqte ish të dashurin e saj prej tre vitesh.

SHKARKO APP