Vlonjati gj@an të moshuarën greke dhe i mori bizhuteritë, dëshmia: Më rridhte gj@k nga koka

Një 40-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia greke nën akuzat ”grabitje dhe dëmtime të rënda në vazhdimësi”. Stiliano Arizi është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi. Ai ka hyrë në banesën e 86-vjecares greke M.S dhe nën ushtrimin e dhunës i ka marrë sende me vlerë. Më pas ka hyrë në banesën e vajzës së saj, 66-vjeçares A.P, ku duke e kanosur i ka marrë sërish sende me vlerë.

Sipas dëshmisë së 86-vjeçares, ajo ka përjetuar momente tmerri. 40-vjeçari shqiptar e ka dhunuar barbarisht duke i shkaktuar të nxira në trup e fytyrë dhe e ka kërcënuar se do e vriste nëse do njoftonte policinë. Ai i ka marrë të gjitha bizhutë që e moshuara kishte në shtëpi.

”Dëgjoj grilat dhe shoh një djalë përpara meje. Ai ulet në shtrat dhe merr arin tim. E kthen shtëpinë përmbys dhe më thotë ”Dua para dhe ar”.  Më thotë ‘kujdes, mos shko në Polici se nesër do të jem sërish këtu dhe do të të vras’. Unë i them ‘të lutem djali im, a ke nënë? a ke baba, largohu, të lutem. Ai donte të më shtrinte në shtrat. Kisha frikë se mos më vriste”,-tregon e moshuara. Pasi u largua nga shtëpia, e moshuara e gjakosur shkoi në shtëpinë ngjitur, ku jeton vajza e saj për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur.

SHKARKO APP