
Këtë mbrëmje Vlora ka çelur sezonin turistik 2026 me një koncert spektakolar në “zemër” të Lungomares.
Mijëra qytetarë dhe turistë kanë mbushur sheshin për të festuar nisjen e një sezoni që premton të jetë fantastik për qytetin bregdetar.
Në skenën e ngritur pranë detit performuan disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, duke krijuar një atmosferë festive. Muzika, fishekzjarret dhe energjia e publikut e kthyen Lungomaren në epiqendrën e festës.
