Vlora e pushtuar nga zjarret, kryebashkiaku Dritan Leli del në terren

Në një kohë që qarku i Vlorës është i pushtuar nga zjarret, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është shprehur nga Dukati se mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura ka filluar që të stabilizojë gradualisht situatën.

“Nga Dukati, po shohim këtë mëngjes një dritë shprese që njësoj si për natyrën vlen edhe për sakrificën e atyre dhjetëra djemve të Zjarrfikëses, Ushtrisë, përfaqësuesve të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Vlorë.

Mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura, për të ndërhyrë në fikjen e zjarreve nga ajri, ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin në ditët më të nxehta të korrikut”, shkruan Leli në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?