Vlora është plot, muaji korrik ka sjellë më shumë pushues nga jashtë dhe nga Kosova

Turizmi në Vlorë ka hyrë në pikun e tij, edhe pse në rrjete sociale flitet për plazhe bosh për shkak të çmimeve të larta. Plazhet, rrugët, hotelet tashmë janë të tejmbushura nga pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut por më së shumti të huaj nga vendet nordike, perëndimore dhe Europa lindore.

Operatorët turistikë thonë se ka një kërkesë ende shumë të lartë dhe për gushtin e shtatorin. Ndërkohë që plazhet nga Vlora në Radhimë janë të populluar me pushues nga e gjithë Europa.

“Jam Daria,vij nga Polonia por jam nga Ukraina, më pëlqejnë pushimet që po kalojmë në Shqipëri. 7ditë në këtë natyrë te bukur të ndërthurur me malet, e bëjnë shumë të veçantë duke ditur që është hera e parë që ndodhem në Shqipëri”, tha pushuesja nga Ukraina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?