Vlora mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi: Do punojmë gjithë natën për riparimin e avarisë

Qyteti i Vlorës është aktualisht pa ujë të pijshëm. Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka njoftuar qytetarët se shkak është një avari e rëndë në një prej tubacioneve kryesore. Kjo sipas Ujësjellësit të Vlorës ka bërë që të stakohen të gjitha stacionet e ujësjellësit të qytetit, deri në riparimin e defektit. Do të punohet gjithë natën me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë sa më parë të jetë e mundur. Kujtojmë se nuk është hera e parë që qyteti i Vlorës mbetet pa ujë të pijshëm.

Njoftimi i Ujësjellësit të Vlorës:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në tubacionin 500, të furnizimit me ujë, pranë zonës “Miramare”, janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupet e Degës Teknike janë angazhuar në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë në kohën më të shpejtë të mundshme, me qëllim shmangien e problematikave të mëtejshme në furnizimin me ujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në normalizimin e situatës.

Faleminderit për mirëkuptimin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?