Vlora nën pushtetin e ujit, evakuohen të tjerë të përmbytur

Forcat e Armatosura, me kërkesë të Prefekturave të qarqeve të Jugut dhe me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, janë angazhuar në ndihmë të popullsisë së përmbytur në jug të vendit. Përkatësisht, Komanda e Mbështetjes, u angazhua në operacion evakuimi:  

– Në komunën Novoselë, Vlorë  me 20 forca dhe 3 mjete transporti, 2 motobarka, 4 gomone të batalionit të Kërkim Shpëtimit.

U evakuan 5 persona dhe shpërndanë ndihma për banorët në nevojë.

– Në komunën Levan, Fier, me 2 automjete të kalueshmërisë së lartë, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Fier, për evakuim popullsie si dhe transport të forcave të rendit për në fshatin Hoxharë.

– Në komunën Novoselë, Vlorë, me 10 forca dhe 4 mjete transporti të QSI, Bunavi, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Vlorë, u evakuann 35 persona, 2 mjete civile dhe kanë shpërndarë ushqime për familjet ne nevojë.

Totali i forcave dhe mjeteve të Forcave të Armatosura të angazhuara në operacion,  232 persona, 29 mjete transporti dhe 2 motobarka e 4 gomone. 

Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në gatishmëri operacionale të gjitha kapacitetet e deklaruara për përballimin e Emergjencave Civile.

Për shkak të vijimit të kushteve të këqija të motit, angazhimi i Forcave të Armatosura në operacion për përballimin e situatës së krijuar në Jug të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijon me të njejtin intensitetet dhe me të njejtin përkushtim.

SHKARKO APP