Vlora nën pushtetin e ujit, kryetari i Bashkisë kërkon ndihmën e ushtrisë: Është çarë kanali i ujërave të larta të qytetit
Si asnjëherë më parë i gjithë qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës. Kryebashkiaku Ermal Dredha informon se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar. Është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit. 22 familje janë evakuar pasi banesat e tyre u përmbytën nga uji, ndërsa janë shpëtuar 3 persona të cilët kanë qenë të bllokuar.
“Jemi në koordinim të plotë me institucionet e qendrore, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, pasi realisht është diçka përtej angazhimit tonë si Bashki. Këto prurje shiu është e pamundur të menaxhohen në kohë. Kemi evakuar 22 familje deri më tani. Do të vendosim në dispozicionin konviktet tek ish-shkolla mjekësore. Të gjithë të evakuarit do t’i dërgojmë atje. Për çdo problematikë kontaktoni numrat e emergjencës”, tha Dredha.
Moti i keq pritet të vazhdojë deri në mesnatë, ndërsa të shtunën do të ketë një përmirësim të lehtë. Të dielën pritet të rinisin reshjet e shiut.
Numrat dhe kontaktet për çdo problematikë:
Emergjenca 128
Policia bashkiake: 033 404 404
Policia e shtetit 129
Ambulanca:127
FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore