”Vlora shiti Shqipërinë te UDB-ja”, Arben Kola: Janë inkrimuar të gjitha gratë e kabinetit, Rama të iki

Bashkë-organizatori i protestës, aktivisti Arben Kola u bëri thirrje shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara që të marrin pjesë në protestat atje. Ai vijoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai ushtron dhunë ndaj grave që, sipas tij, i shërbejnë qeverisë. “Të gjitha gratë i ka inkriminuar. Me gjeni një femër të këtij kabineti që nuk është e kriminalizuar, që nuk është hajdute, apo ordinere”, u shpreh aktivisti.

Kola komentoi edhe çështjen e sigurisë së informacionit shtetëror, duke iu referuar ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Ai e akuzoi atë për bashkëpunim me shërbimet serbe, pa paraqitur në deklaratën e tij prova për këto pretendime.

“Imagjino sekretet shtetërore, qytetarët duhet të kishin besim aty, por ja çfarë ndodh. Kjo është Vlora që ka shitur Shqipërinë te UDB-ja. Nuk ka më asnjë sekret për gjithë secilin prej jush”, tha Kola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?